Arrestohen Shqiptarët babe e bir qe kishin mbjellin drogë ne Itali

Arrestohen Shqiptarët babe e bir qe kishin mbjellin drogë ne Itali

265
SHPËRNDAJE

Bima mbi 3 m ujitej nga nje rezervuar artizanalSAVONA-Shqiptarët nuk lodhen të trafikojnë drogë drejt Italisë, por e mbjellin atë në vendin fqinj. Një plantacion marijuane ka zbuluar policia italiane në pyjet e Stella Gemaragna, ndërsa në pranga ka vënë P. Z. 47 vjec e E.Z. 20 vjec, babë e bir, shtetas shqiptarë. Efektivët kanë zbuluar se bima kultivohej nën kujdes të plotë, pasi disa rrënjë arrinin mbi 3 metra lartësi. Hetimi nisi kur policia bëri një operacion rutinë me helikopter në muajin korrik dhe nga lartësia dalloi një plantacion marijuane, dhe madje dhe një vaskë artizanale, që mblidhte ujë me qëllim ujitjen e marijuanës.

Shqiptarët, rezidente ne Savona kujtonin se plantacioni nuk do të zbulohej, pasi zona ku po e rrisnin ndodhej mes pyjeve masive, ndërsa policia nga ana e saj mbajti nën vëzhgim me kujdes zonën, pa rënë në sy të fermerëve apo druvarëve, citon ‘La Stampa’.
“Mbrëmjen e djeshme pamë dy persona që iu afruan plantacionit. Ndërsa njëri ishte përkushtuar tek ujitja, tjetri po korrte bimët më të larta. Ata vijonin punën qetësisht dhe kur në distancë afër tyre pikasën se po punonin druvarë. Duke besuar se nuk do të zbuloheshin ata nuk reaguan dhe kur u afruan karabinierët e veshur civilë, vetëm u habitën dalluan teserat në duart e atyre, teksa u bënë thirrje të dorëzohen. Në kazermë u dërguan 210 bimë marijuane me peshë gati 215 kg. Dyshohet se lënda e drogës do u shitej të rinjve të Savona, të cilët ende besojnë se përdorimi i drogërave të lehta është një ‘krim i pafajshëm’ ”, thotë policia italiane.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.