Shqipëria fiton turin e 79 çiklistik

Shqipëria fiton turin e 79 çiklistik

102
SHPËRNDAJE

Shqipëria fiton turin e 79 çiklistik

Ylber Sefa i ekipit shqiptar është fituesi e turit të 79 çiklistik të Shqipërisë.
Pasuar në vend të dytë nga Azerbaixhanasui Asadov Elchin dhe vend të tretë nga kroati Antonio Baraq.

Rrethi i 79 çiklistik i Shqipërisë, pas 4 ditësh, bën finishin e tij, në qendër të qytetit të Fierit.
Turi i fundit i tij, Gjirokastër – Fier ka nisur ditën e sotme në orën 09.30 dhe përfundojë rreth në mesdite.

Sipas Federatës Shqiptare të Çiklizmit, edicioni i 79- i rrethit Ciklistik, ka nisur më 31 maj, me etapën e tij të parë Tiranë-Korçë,
Etapa e dytë ishte Korçë-Elbasan, e 3-ta Elbasan-Vlorë, e treta Vlorë – Gjirokastër dhe e fundit, turi që pritet të përfundojë sot: Gjirokastër – Fier me afërsisht 100 km. Sipas fituesit të vendit të parë gara ka qenë e bukur dhe me rivalitet.

Sipas Federatës Shqiptare të ciklizmit, në Rrethin e 79-të Çiklistik të Shqipërisë morën pjesë 12 skuadra: 3 shqiptare e 9 të huaja, çiklistët e të cilave kanë përshkuar gjatësinë prej 728 km rrugë përgjatë 5 ditëve të tij.

S'KA KOMENTE