Shpërthimi me tritol i lokalit në Radhimë, pronari tre muaj më parë...

Shpërthimi me tritol i lokalit në Radhimë, pronari tre muaj më parë dëshmoi në Gjykatën e Posaçme

411
SHPËRNDAJE

Lokali i cili u shkatërrua me tritol në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në Radhimë të Vlorës, është në pronësi të Sadrit Shabanit. Ky i fundit njihet si DJ (dixhej) dhe raportohet se nuk ka qenë i skeduar më parë nga Policia.

Shabani e kishte marrë me qira lokalin “Odeon 2” në zonën e Radhimës nga shtetasi Gjik Novruzi, për sezonin e verës. Mirëpo, shpërthimi i një lënde plasëse në orët e para të mëngjesit e ka shkatërruar pothuajse të gjithin

Sadrit Shabani ka punuar si dixhej dhe në kompleksin “Univers” në pronësi të familjes Çapja në Elbasan. Ai është marrë në pyetje tre muaj më parë dhe ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme për njohjet me Ardian Çapjan.

Ky i fundit akuzohet se ka urdhëruar persona të tjetër të vrisnin babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri në vitin 2012. Shabani ka treguar në gjyq se kishte njohje me Çapjat, madje u kishte përcjell këtyre të fundit një letër që ja kishte dhënë kuanti i tij Florenc Çela.

Çela e kishte marrë një letër ngan shtetasi Ervis Bardhi, i akuzuar bashkë me Ardian Çapjan për vrasjen e dyfishtë në vitin 2012 dhe ja ka përcjell atë pronarëve të “Univers” në Elbasan, ku kërkonte ndihmë

Florenc Çela ja ka dhënë letrën kunatit të tij Sadrit Shabani, që punonte si DJ për t’ia përcjellë mesazhin Ardian Çapjas. Kur është marrë në pyetje në prokurori, Shabani fillimisht ka treguar se nuk ka pasur dijeni për këtë situatë dhe nuk njihte asnjë nga anëtarët e familjes Çapja.

Por kur është përballur me disa fotografi ku ai shfaqej brenda në biznesin e tyre duke performuar si DJ, ka pranuar në dëshminë e dytë, se ai kishte njohje dhe kishte përcjellë një zarf me kërkesë të kunatit të tij, Florenc Çela.

S'KA KOMENTE