Shpërthim me lend plasese,dëmtohen dy makina të parkuara

Shpërthim me lend plasese,dëmtohen dy makina të parkuara

301
SHPËRNDAJE

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sauk. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Selim Brahja”, rreth orës 19:45, në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut, afër nënkalimit.

Dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë dëmtuar dy xhamat e parë të dy mjeteve që ndodheshin të parkuara.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

S'KA KOMENTE