Shpërthim i fuqishëm pranë ish-kombinatit metalurgjik ne Elbasan

Shpërthim i fuqishëm pranë ish-kombinatit metalurgjik ne Elbasan

271
SHPËRNDAJE

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pak minuta më parë në Elbasan, i cili ka vënë në alarm banorët e zonës. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në afërsi të ish-kombinatit metalurgjik, ndërkohë që nga Policia nuk ka të dhëna lidhur me atë që ka ndodhur. 

Burimet saktësojnë se shpërthimi ka ndodhur gjatë përpunimit të metaleve të rënda në një prej kompanive private që operon në zonë, ndërkohë që nuk raportohet derimë tani për persona të lënduar. 

Kanë qenë raportimet e banorëve ato që kanë vënë në lëvizje policinë, nga e cila pritet një raportim zyrtar për ngjarjen në Elbasan.

S'KA KOMENTE