Shpërthim gazi në galeri, nxirren nga miniera e Martaneshit 6 minatorë

Shpërthim gazi në galeri, nxirren nga miniera e Martaneshit 6 minatorë

144
SHPËRNDAJE

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur këtë mesditë në minierën e Martaneshit.

Mesohet  se ka pasur rrjedhje të gazit në galerinë 40, ku për pasojë janë bllokuar disa minatorë.

Nga të dhënat e para nga grupet e avari-shpëtimit, mësohet se 6 minatorë janë nxjerrë nga galeria, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur drejt Spitalit të Bulqizës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas do të niset me helikopter drejt Tiranës.

Ndërkohë, nuk dihet ende nëse ka minatorë të tjerë të bllokuar brenda.

S'KA KOMENTE