Shperthen ne flakë motoskafi ne Dhermi, plagoset 31 vjecari

Shperthen ne flakë motoskafi ne Dhermi, plagoset 31 vjecari

271
SHPËRNDAJE

Një 31-vjeçar ka pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit, pasi motoskafi të cilin ishte duke e riparuar, ka shpërthyer në flakë.

Ngjarja ka ndodhur në Dhërmi, ndërsa sipas policisë, i riu pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në qendrën shëndetësore të fshatit turistik, është nisur drejt Tiranës për trajtim të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.06.2022, në fshatin Drimadhes, Dhërmi, ka marrë flakë, gjatë riparimit të tij, një motoskaf. Për pasojë shtetasi N. L., 31 vjeç, i cili po merrej me riparimin e motoskafit, ka pësuar djegie në zona të ndryshme të trupit.

31-vjeçarit iu dha ndihma e parë në qendrën shëndetësore në Drimadhes dhe po transportohet në spitalin e Tiranës, për mjekim me të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE