Shperthen bombula e gazit, plagosen 3 persona

Shperthen bombula e gazit, plagosen 3 persona

755
SHPËRNDAJE

DURRËS

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një bombole gazi në Durrës. Sipas informacioneve paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur në orën 19:15, në Xhafzotaj, ku dyshohet si pasojë e shpërthimit e një bombole gazi në banesë, janë lënduar shtetasit Qefajet Musai, 60 vjeç, Bukurie Maksuti, 45 vjeçe dhe B. M., 17 vjeçe, banues në Xhafzotaj, Shijak, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia bëri me dije se bombola shpërtheu në flakë sapo u montua nga kryefamiljari Musai dhe nga flakët Musai ka mbetur me djegie të gradës së tretë ndërsa edhe motra e tij është në gjendje të rëndë. 

Vajza 17-vjeçarja është më lehtë e jashtë rrezikut për jetën. Të tre të plagosurit janë transportuar në spitalin e djegie plastikës në Tiranë për mjekim të specializuar. Në vendngjarje kanë mbërritur policia e Shijakut e cila ka nisur hetimet për ngjarjen së bashku me zjarrfikësit të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve.

S'KA KOMENTE