Shpërthen bombola e gazit në një apartament në një pallat në Fier,...

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në një pallat në Fier, panik te banorët

1066
SHPËRNDAJE

Një bombol gazi ka shpërthyer sot në një pallat në Fier. Shperthimi u regjistrua në një apartament të një pallati në lagjen ‘15 tetori’. Fatmirësisht shpërthimi i bombolës nuk ka sjellë dëme ne njerëz, por frika tek te zotët e shtëpisë dhe banorët e lagjes ka qenë e madhe, pasi kanë parë tymin të dalë nga brendësia e godinës.

Kane qenë këta të fundit që kanë lajmëruar edhe zjarrfikësen, forcat e të cilës kanë nxjerrë bombolën nga shtëpia.

Ngjarja ka ndodhur ne një zonë të frekuentuar nga qytetarët, por fatmirësisht është mbyllur vetëm me disa dëme materiale.

S'KA KOMENTE