Shpërthejnë protestat pas katastrofës hekurudhore në Greqi

Shpërthejnë protestat pas katastrofës hekurudhore në Greqi

65
SHPËRNDAJE

Aksidenti hekurudhor në Greqi që mori më shumë se 40 jetë njerëzish ka shkaktuar revolta të mëdha tek qytetarët. Pas kësaj tragjedia qytetarë të shumtë kanë protestuar jashtë kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e hekurudhave të Greqisë.

Gjithashtu protesta u mbajtën në Selanik dhe në qytetin e Larisës, pranë vendit ku ndodhi fatkeqësia.

Sakaq qeveria bëri me dije se ngjarja do të hetohet dhe se do të merren masat e domosdoshme për të zbardhur detajet e plota.

Ndërkohë ditë zie kombëtare u shpallën në të gjithë vendin pas ngjarjes së rëndë.

S'KA KOMENTE