Shperndanin droge ne Fier, policia arreston 2 te rinjte

Shperndanin droge ne Fier, policia arreston 2 te rinjte

2930
SHPËRNDAJE

Fier

Vihen në prangat e Policisë 2 shtetas, pasi shpërndanin lëndë narkotike në doza.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, u goditën dy raste të shpërndarjes së kanabisit në doza.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. B., 23 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

M. G., 27 vjeç, banues në Portëz, Fier, pasi gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz” të cilin ky shtetas drejtonte, Forca e Posacme “Shqiponja” gjeti një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Fier u referuan materialet në Prokurori për shtetasen irlandeze H. B., 44 vjeçe, pasi nuk i ka dërguar automjetin tip “Volvo” , të cilin shtetasi K. S e ka porositur nga interneti në kompaninë që administrohej nga kjo shtetase dhe ka bërë pagesën nëpërmjet bankës.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. K., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi në Levan, për motive të dobëta ka goditur me grushta shtetasin F. Z.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë u proceduan penalisht shtetasit A. T., 65 vjeç dhe E. T., 39 vjeç, banues në Remas, Divjakë, pasi për motive të dobëta dyshohet se kanë kanosur për jetën shtetasin V.C.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE