Shpërdoruan detyrën, pezullohen nga detyra shefi i Komisariatit dhe shefi i Krimeve...

Shpërdoruan detyrën, pezullohen nga detyra shefi i Komisariatit dhe shefi i Krimeve te policise ne Korce

3550
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme, janë pezulluar dy funksionarë të lartë të policisë në Korçë. Vendimi është marrë ndaj: 

– Kryekomisar Bujar Laze., 62 vjeç, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë
– Komisar Qemal Hoxha., 45 vjeç, me detyre Shef i Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë

Këta të fundit akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën e tyre duke mos vepruar në raste të caktuara.

Njoftimi i Plotë:

Më datë 04.03.2021, Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan-Korçë ka ekzekutuar vendimin penal dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Korçë më datë 03.03.2022 për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” në ngarkim të punonjësve të policisë:

– Kryekomisar Bujar Laze., 62 vjeç, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë
– Komisar Qemal Hoxha., 45 vjeç, me detyre Shef i Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë

Pezullimi i punonjësve të policisë është kryer në kuadër të procedimit penal nr.51 viti 2022 regjistruar mbi bazën e materialit të referuar nga Sektori i Hetimit në Drejtorinë Rajonale të AMP Elbasan-Korçë, ndërsa veprimet hetimore janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta punonjës policie, me mosveprim dhe në kundërshtim me ligjin kanë shpërdoruar detyrën duke mos arrestuar dhe proceduar penalisht shtetasin S. G., shtetas ky i kapur në kushtet e flagrancës nga patrulla e policisë larg banesës së tij më datë 14.01.2022, duke thyer masën e “Arrestit në Shtëpi” dhënë nga Gjykata e Tiranës, si i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 298/3 “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Hetimet në lidhje me rastin vazhdojnë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

S'KA KOMENTE