Gjykata e Vlorës ka vendosur të pezullojë nga detyra 4 oficerë të policisë rrugore dhe masën “detyrim paraqitje” për një tjetër me akuzën për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Në dosje thuhet se policët Medin Canaj, Armir Xhafaj, Renols Mataj, Taulant Kasa, Endri Kasaj, kanë shpërdoruar detyrën duke ndëshkuar me masa administrative jo në proporcion me shkeljen e kryer drejtues të ndryshëm automjetesh; kanë falsifikuar të dhënat e fiksuara nga radari si dhe kanë dekonspiruar operacionet e rrugorëve.