“Shpallja e rezultatit të zgjedhjeve në orën 08:00 të 26 Prillit”, Celibashi...

“Shpallja e rezultatit të zgjedhjeve në orën 08:00 të 26 Prillit”, Celibashi jep detaje

302
SHPËRNDAJE

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka sqaruar vendimin e djeshëm të Komisionit Rregullator për orarin e shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

Përmes një njoftimi në ‘Twitter’, Celibashi shkruan se orari 08:00 i datës 26 Prill për shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve do të jetë vetëm për ZAZ 40 në Tiranë, ku do të zbatohet dhe projekti pilot i votimit dhe numërimit elektronik.

Statusi i plotë:

𝐕𝐄̈𝐌𝐄𝐍𝐃𝐉𝐄!

Shpallja e rezultatit në orën 8:00, të ditës së nesërme të ditës së votimit, 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐙𝐀𝐙 𝟒𝟎 (TR).
Në këtë ZAZ do të zbatohet projekti pilot i Votimit dhe Numërimit Elektronik.

#zgjedhjethqiperi2021 #25prill2021 #kqz

S'KA KOMENTE