Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin B. S., 44 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin E. Xh., 46 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe goditur në zyrën e tij, shtetasin A. O., 38 vjeç, (avokat). Po punohet për kapjen e shtetasit E. Xh.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.