Shpallet ne kerkim 27 vjecari nga Fieri pasi tentoi te vrase me...

Shpallet ne kerkim 27 vjecari nga Fieri pasi tentoi te vrase me arme nje shtetas

6431
SHPËRNDAJE

Fier

Tentoi të vrasë me armë zjarri një shtetas, Policia dokumenton ngjarjen, shpall në kërkim autorin e dyshuar dhe procedon penalisht një shtetas për moskallëzim krimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Endri Mecalliu (K)., 27 vjeç, banues në Fier si edhe proceduan penalisht për veprën penale “Moskallzim krimi” shtetasin Klajdi Profka., 23 vjeç, banues në Fier, pasi mbrëmjen e datës 20.11.2020, në lagjen “Apollonia” Fier, shtetasi E. M., (K)., pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Endri Mecalliu., 23 vjeç, banues në Fier, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Moskallëzim krimi”.

S'KA KOMENTE