Shpallet i zhdukjr një person,2 në pranga dhe 6 të tjerë të...

Shpallet i zhdukjr një person,2 në pranga dhe 6 të tjerë të proceduar

175
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës ka bërë bilancin e ngjarjeve kriminale të ndodhura një ditë më parë në qytet, për të cilat 2 persona janë vënë në pranga dhe 6 të tjerë janë proceduar. Policia njofton edhe për një 57-vjeçar të zhdukur, për të cilin ka bërë denoncim bashkëshortja e tij. 

Njoftimi i policisë: 

Arrestohen 2 shtetas dhe procedohen penalisht 6 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, shtetasin G. R., 35 vjeç, banues Vlorë, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen “Lef Sallata” Vlorë, janë gjetur katër makineri që shërbenin për të luajtur lojëra fati. 

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u proceduan penalisht shtetasit:

-S. S., 69 vjeç dhe R. S., 39 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, sepse dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grushte në fytyrë, kunatin e tyre, shtetasin N. L.,68 vjeç;

– O.Gj.,24 vjeç, banues në fshatin Dëllënjë, Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj prindërve të tij; 

D. M., 39 vjeç dhe M. V., 49 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, sepse janë konstatuar duke kryer punime në dyqanin e tyre, pa lejen e organeve kompetente; 

K. T., 50 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, për veprën penale” Ndotja e ajrit”, pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka hedhur mbetje të llojeve të ndryshme në vendin e quajtur “Ish-fusha e aviacionit”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin E. B., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. 

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, shpallën në kërkim shtetasin N.Sh., 57 vjeç, pasi ka bërë kallëzim shtetasja B.Sh., se është larguar nga banesa bashkëshorti i saj. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE