Shpallet fituesi per rikonstruksionin e Unazes Bujqesore te Myzeqese

Shpallet fituesi per rikonstruksionin e Unazes Bujqesore te Myzeqese

703
SHPËRNDAJE
Një fond prej 348 milion lekësh do të përdoret për rikonstruksionin e Unazës Bujqësore të Myzeqesë. 

Në tenderin e organizuar, ku morën pjesë 21 kompani është shpallur fitues oferta më e ulët e dhënë nga bashkimi i operatorëve ekonomike “SMO Union” dhe “Shkëlqimi 07”. Fondi limit ishte 609 milion e 859 mijë lekë. Fondi i akorduar për vitin 2018 është 122 milion e 883 mijë lekë ndërsa pjesa e mbetur është parashikuar për vitin 2019. “Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë Bashkimin e Operatoreve Ekonomike se oferta e paraqitur, me vlerë 348,710,431 (treqind e dyzet e tetë milion e shtatëqind e dhjetë mijë e katërqind e tridhjetë e një) lekë pa TVSH është identifikuar si oferta e suksesshme” njoftohet në buletinin e prokurimeve publike.

 

Autoriteti kontraktor në këtë projekt është Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Punimet parashikohet të zgjasin 18 muaj. Gjatë muajit gusht, Fondi Shqiptar i Zhvillimit kishte njoftuar se punimet për rikonstruksionin e Unazës Bujqësore të Myzeqesë do të nisnin në vjeshtë të këtij viti. Janë rreth 11 kilometra rrugë të cilat do t’i nënshtrohen rehabilitimit. Sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili është edhe zbatuesi i këtij projekti, investimit do të lidhë Bubullimën, Krutjen dhe Fiersheganin me akset kombëtare Lushnje – Fier dhe Lushnje – Berat. Me rehabilitimin e Unazës së re, përmirësohet ndjeshëm aksesi drejt tregut të Lushnjes me qëllim nxitjen e prodhimtarisë bujqësore. Po ashtu, përmes këtij investimi, pjesë e programit të Rilindjes Rurale, synohet gjithashtu edhe krijimi i perspektivave për aktivitete të reja ekonomike përmes lidhjes me rrugë cilësore./Scan

 

S'KA KOMENTE