Shoqërohet në polici ish-drejtori i policisë së Tiranë dhe 11 persona të...

Shoqërohet në polici ish-drejtori i policisë së Tiranë dhe 11 persona të tjerë

607
SHPËRNDAJE

Ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani është shoqëruar në polici bashke me 11 persona te tjerë. Ende nuk dihen arsyet e shoqërimit në polici, ndërsa operacioni është në zhvillim e sipas në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme.

Në prangat e policisë përveç ish-zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani ka përfunduar edhe djali i tij i madh qe akuzohet për përkrahje të autorit të krimit në një ngjarje kriminale.

Akuzat për 11 te dyshuarit janë, pastrim parash grup i strukturat kriminal trafik droge sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

Gjithashtu është lëshuar urdhër arresti edhe për shefin e krimeve të Komisariatit nr. 6 në kryeqytet, Dedan Gjoni.

Ndaj këtij të fundit janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, nga ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje, grup i strukturuar kriminal.

Më herët u bë e ditur shoqërimi në polici i ish-drejtorit të policisë Tiranë, Erzen Breçani me urdhër të SPAK. Sakaq urdhër arresti ka edhe për djalin e madh të Breçanit.

Në total janë 11 urdhër arresti të lëshuar nga SPAK, ndërsa burime bëjnë me dije se djali i Breçanit ndaj të cilit është lëshuar urdhë arresti ndodhet jashtë Shqipërisë.

S'KA KOMENTE