Shoqërohet në polici ish-drejtori i Aviacionit Civil

Shoqërohet në polici ish-drejtori i Aviacionit Civil

216
SHPËRNDAJE

Është shoqëruar në polici ish-drejtuesi i Aviacionit Civil, Petrit Sulaj. Shkak është bërë situata e krijuar në Rinas pas pezullimit të punës nga kontrollorët e trafikut ajror. Ende nuk ka një informacion të plotë në lidhje me rrethanat e shoqërimit të Sulajt në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, por ajo çka mësohet është se ai po merret në pyetje. Sulaj është një nga 5 të shoqëruarit në polici gjatë 24 orëve të fundit, teksa tre prej tyre ndodhen ende në komisariat.

S'KA KOMENTE