Shoqata e personave me aftësi të kufizuar,ankesë në KQZ per RAMEN

Shoqata e personave me aftësi të kufizuar,ankesë në KQZ per RAMEN

95
SHPËRNDAJE

Shoqata e personave me aftësi të kufizuar ka bërë ankesë në KQZ, për shkak të gjuhës diskuriminuese që është përdorur gjatë fushatës, veçanërisht nga kryeministri Edi Rama, i cili gjatë një takimi që pati dje në Shirokë përdori fjalët ”qorr” dhe ‘shurdh”. Letra i drejtohet kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, ndërsa vihen në dijeni dhe drejtues të tjerë institucionesh si presidenti Meta apo ambasadorja Yuri Kim.

“Zoti Celibashi, në emër të shoqatës së të verbërve, e cila përfaqëson mbi 13 mijë e 500 familje të qytetarëve të verbër, më lejoni që tiu drejtohem përmes kësaj letër ankese. Me keqardhje kemi bërë re se në retorikën e përdorur nga kryeministri Edi Rama, vazhdimisht është pëdorur një terminologji e papërshtatshme, denigruese dhe fyese ndaj komunitetit të personave me aftësi të kufizuar, konkretit për qytetarët e verbër dhe ata që nuk dëgjojnë e flasin”, thuhet në letrën e drejtuar Celibashiit, e cila vijon duke thënë se Rama është përsëritës në këtë lloj komunikimi.

Më tej shoqata e të verbërve kërkon që ndaj Ramës të merren sa më parë masa, dhe shfaqje të tilla të mos përsëriten më, pasi ndikojnë drejtpërdrejtë tek qytetarët.

S'KA KOMENTE