Shkoi për të vjedhur dyqanin, grabitësi shqiptar vret 44-vjeçarin grek

Shkoi për të vjedhur dyqanin, grabitësi shqiptar vret 44-vjeçarin grek

690
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Selanik, ku një shqiptar ka vrarë 44-vjeçarin punonjës të një dyqani që ishte pjesë e planit të grabitjes.

44 vjeçari e kishte kuptuar se një grabitës i armatosur kishte hyrë në dyqan dhe ka tentuar ta ndalojë. Por gjatë përleshjes, grabitësi shqiptar e ka qëlluar fillimisht në kokë me pjesën fundore të armës dhe më pas e ka qëlluar me një plumb në gjoks.

Shitësi dyshohet se ka rezistuar para se të vritej, ndërsa dëshmitarët flasin se në këtë zonë kanë ndodhur incidente të ngjashme, kryesisht nga narkomanë. Sot është arrestuar autori i vrasjes dhe sipas mediave greke ai është një shtetas shqiptar 27 vjeç ndërsa bashkëpunëtori i tij është një grek 35 vjeçar.

S'KA KOMENTE