Shkelen rregullat dhe etiken, nën hetim 18 gjyqtare e prokurore

Shkelen rregullat dhe etiken, nën hetim 18 gjyqtare e prokurore

114
SHPËRNDAJE

Drejtuesi i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani ka miratuar reduktimin e pagës në 40% për 2 gjyqtarë pasi shkelën rregullat etike dhe disiplinore.

Bëhet fjalë për Pajtime Fetahun, gjyqtarë në Gjykatën e Elbasanit dhe Hektor Sinani gjyqtar në Gjykatën e Vlorës.

Mësohet se hetimi për Sinanin dhe Fetahun ka nisur që në kohën e KLD-së së vjetër më pas dosjet i kaluan Ministrisë së Drejtësisë dhe shkeljet e tyre kanë mbetur pa hetuar.

Mësohet se këto dy çështje janë trajtuar me prioritet pasi mund të digjej afati 5-vjeçar i hetimit.

Mesohet gjithashtu se ILD ka deklaruar se është duke hetuar 18 magjistratë dhe prokurorë të tjerë për shkelje të ndryshme.

Mësohet se hetimet ndaj Pajtime Fetahut kanë nisur nga një video e transmetuar në STOP komunikimi i saj ishte i papërshtatshëm.

Është hera e parë që nga krijimi i ILD që Metani  kërkon këtë masë të tillë e cila lidhet me një tentativë për të disiplnuar magjistratët dhe prokurorët.

Më 16 shtator pritet të thirren në gjykim 2 gjyqtarët për të dhënë shpejgime ndaj inspektoriatit.

S'KA KOMENTE