Shkatërrohet memoriali i Mit’hat Frashërit në Tiranë

Shkatërrohet memoriali i Mit’hat Frashërit në Tiranë

90
SHPËRNDAJE

Memoriali dhe varri i Mit’hat Frashërit, i vendosur pranë Liqenit Artificial në Tiranë, është shkatërruar.

Busti i tij është hedhur mbi pllakat e varrit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe pse Mit’hat Frashëri njihet si një prej intelektualëve të mëdhenj të historisë së Shqipërisë.


Memoriali i Mithat Frashërit u vendos krah vëllezërve Frashëri tek Kodrat e Liqenit, në një ceremoni të veçantë më 12 tetor të vitit 2008.
Mit’hat Frashëri ka qenë diplomat, shkrimtar dhe politikan shqiptar, një nga veprimtarët e Rilindjes Kombëtare dhe pjesëmarrës dhe kryetar i Kongresit të Manastirit.
Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë qe ministër, diplomat i shtetit shqiptar, kryetar i Ballit Kombëtar 

S'KA KOMENTE