Shkatërrohet banda kriminale në Greqi, 5 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Shkatërrohet banda kriminale në Greqi, 5 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

108
SHPËRNDAJE

Autoritete greke kanë shkatërruar një bandë kriminale dhe ka arrestuar 5 persona, midis tyre një shqiptar, i cili është me precedentë të mëparshme penale.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari, ende i paidentifikuar për publikun, ka tentuar të arratisej, por nuk ia ka dalë dot mbanë.

Arrestimet janë kryer të enjten e javës së kaluar, në shtëpi të dhëna me qira. Po ashtu mësohet se gjatë bastisjes nga policia, janë gjetur pistoleta, kapuça, doreza dhe bidona me benzinë.

Policia e cila po përgjonte telefonat kuptuan se ata po përgatiteshin për goditje të madhe ditët e ardhshme ne Pirgo.

S'KA KOMENTE