Shkarkohet nga puna kreu i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Fier

Shkarkohet nga puna kreu i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Fier

260
SHPËRNDAJE

Ardian Koçi, i cili prej 10 vitesh ka qenë në krye të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Fier është pushuar nga puna. Koçi i cili deri dje menaxhonte Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta thotë se shkaku për largimin e tij nga puna është tepër qesharak dhe absurd.Ka zëra se shkak për pushimin e tij nga puna është bërë një intervistë televizive ku ai ka folur rreth censusit(numërimit) të shpendëve por edhe promovimit të shtuar që i duhet bërë Parkut Kombëtar dhe jo betonizimit të tij.

Lajmi për shkakrkimin e menjëhershëm të Koçit nga puna nuk është pritur fare mirë nga dashamirësit e tij por edhe të natyrës që e dinë kontributin që Koçi ka dhënë në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Ata thonë se Ardian Koçi është pushuar padrejtësisht nga puna pasi ishte një gardian i mbrojtjes së natyrës dhe ligjit dhe qeveria nuk do pengesa në rrugën e”investitorëve strategjikë”.

app-facebook

Ardian Koci

15 hours ago

Te dashur shoke e miq, që më keni mbeshtetur për vite me radhë në detyrën time në mbrojtjen dhe menaxhimin e Parkut Kombetar Divjakë-Karavasta dhe te Zonave te Mbrojtura të qarkut Fier.Sot per mua ishte dita e fundit ne këtë detyrë.Pas gati 10 vjet punë ,si drejtor i institucionit pergjegjes per administrimin dhe monitorimin e Zonave te Mbrojtura Fier, sot me nderpriten padrejtesisht marredheniet me punen.Shkaku është sa qesharak aq edhe absurd.
Jam krenar per atë që,bashkë me stafin që drejtoja,kam arritur.
Ju faleminderit per mbeshtetjen tuaj!

S'KA KOMENTE