Shkarkohet nga posti i drejtorit të policisë kriminale, Tonin Vocaj.

Shkarkohet nga posti i drejtorit të policisë kriminale, Tonin Vocaj.

211
SHPËRNDAJE

Drejtori i policisë së Shtetit, Gledis Nano ka shkarkuar nga posti i drejtorit të policisë kriminale, Tonin Vocajn. 

Mendohet se vendimi ka ardhur si pasojë e atentatave të ndodhura në vend kohët e fundit, konkretisht në Fushë-Krujë dhe Laç ku ka pasur përplasje të ashpra mes bandave kriminale dhe ngjarjet ende nuk janë zbardhur. 

Në vend të Tonin Vocajt, është emëruar, Neritan Nallbani i cili do të jetë drejtori i ri i policisë kriminale në vend. 

Vocaj është emëruar zëvendës drejtor i policisë së Shtetit, në vend të Albert Dervishajt.

S'KA KOMENTE