Shfrytezonin inerte ne Vjose ne pranga 35 vjecari ne Fier, procedohen dy...

Shfrytezonin inerte ne Vjose ne pranga 35 vjecari ne Fier, procedohen dy persona te tjere

1575
SHPËRNDAJE

Fier

Operacion kundër krimeve mjedisore përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vjosa e pastër”, vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë.

Sekuestrohen 2 kamiona me zhavorr, 1 skrep për të nxjerr zhavorr nga lumi, 1 autoveturë foristradë dhe 1 pikë grumbullimi inertesh.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, gjatë kontrolleve të vazhdueshme përgjatë shtratit të lumit Vjosa, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vjosa e pastër”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasit J. K., 35 vjeç, dhe procedimi penal i shtetasve B. M., 29 vjeç dhe Z. M., 32 vjeç, të tre banues në Fier.

Arrestimi i shtetasit J. K., u bë për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Vjedhja“ dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi ky shtetas ka kryer gërmime dhe marrje zhavori në shtratin e lumit Vjosë, ku ka grumbulluar sasi të konsiderushme inertesh për shitje, duke shkaktuar dëm mjedisor në këtë zonë dhe vjedhje të pasurisë shtetërore.

Shtetasit B. M. dhe Z. M. u proceduan penalisht për veprën penale “Fshehje e të ardhurave” pasi janë pronarë dhe drejtues të automjeteve të cilët kryenin transportimin e inerteve nga shtrati i lumit për në destinacion, duke mos qënë të liçensuar në organet tatimore.

DVP Fier vijon punën për evidentimin dhe parandalimin e krimeve mjedisore si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, dhe njëkohësisht fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital çdo paligjshmëri.

S'KA KOMENTE