Sherri për klientin, taksisti mbetet i plagosur me sëpatë

Sherri për klientin, taksisti mbetet i plagosur me sëpatë

362
SHPËRNDAJE

Një person ka mbetur i plagosur me sëpatë pas një sherri mes taksistëve në qytetin e Sarandës. 

Mësohet se personi që ka mbetur i plagosur është shtetasi Ismiraldo Hoxha, i cili është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së tij të rëndë. 

I riu është plagosur rëndë me sëpatë në shesh pushimin e taksive.

Sipas informacioneve nga bluzat e bardha, atij i janë prerë tendinat e gishtave të dorës dhe është nisur me urgjence në spitalin e Traumës në Tirane.

Policia ka arrestuar autorin Bilal Lamçe, 32 vjeç, banues i përkohshëm në Sarandë. Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive të dobëta lidhur me klientelën pasi viktima punon taksist i licencuar ndërsa autori i palicencuar. Ky i fundit prej vitesh është i punësuar si picier në një biznes privat.

S'KA KOMENTE