Sherri me tre të vdekur në Athinë, zbulohet emri i njërit prej...

Sherri me tre të vdekur në Athinë, zbulohet emri i njërit prej shqiptarëve që humbi jetën

2626
SHPËRNDAJE

Adil Tefa është njëri prej tre shqiptarëve që ka mbetur i vrarë nga ngjarja e rëndë e shënuar mbrëmjen e djeshme në Kato Patisia të Athinës.

Tefa ishte në makinë me një grua që drejtonte makinën tip “Mercedes” dhe që u përplas më motorin. Më pas Adil Tefa nxori armën dhe qëlloi drejtuesin e motorit, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Babai i djalit që drejtonte motorin, ka parë skenën dhe në moment ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar autorin që plagosi djalin e tij, duke i shkaktuar vdekjen në vend.

S'KA KOMENTE