Sherr në berberhane, plagosen 3 persona në Vlorë

Sherr në berberhane, plagosen 3 persona në Vlorë

861
SHPËRNDAJE

Tre  persona janë plagosur këtë mbrëmje në Vlorë, si pasojë e një sherri.

Mësohet se  personat janë konfliktuar në një berberhane në lagjen 28 Nëntori.

Konflikti ka agravuar deri në përdorimin e thikës

Ngjarja ka ndodhur në një berberan të qytetit bregdetar. Të plagosur mësohet se kanë mbetur, Mexhit Arapi 40 vjeç, Kevin Nuredini 23 vjeç dhe Ervis Sejko 35 vjeç.

Këta dy të fundit janë punonjës të Berberhanes, ndersa nuk dihet gjendja e tyre shendetesore.

Mesohet se autori ka hyrë në Berberhane dhe ka plagosur me thikë dy të rinjtë dhe nga perleshja ka mbetur i plagosur edhe vetë ai.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 06.10.2022, rreth orës 20:40, në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji”, dyshohet se shtetasi M. A, si pasojë e një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të dy banues në Vlorë, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimit e Policisë kanë kapur menjëherë autorin e dyshuar, shtetasin M. A., 40 vjeç, dhe e kanë transportuar për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE