Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen numër.1 të qytetit të Durrësit. Sipas informacioneve të siguruara nga Fax News, një person ka mbetur i plagosur me armë të ftohtë. Raportohet se gjendja e tij është e rëndë ndërsa në vendngjarje është paraqitur urgjenca për të bërë transportimin e të lënduarit në spitalin rajonal. I lënduari është plagosur në kokë dhe në këmbë me një thikë.
Policia ka rrethuar zonën dhe po bën mbikëqyrjen e provave për të shpjeguar ngjarjen e rëndë. Ndërkohë që sipas informacioneve të përditësuara, autori i ngjarjes së rëndë është arrestuar nga forcat e rendit.
NJOFTIMI
Durrës/Informacion paraprak
Plagosi me thikë 50 vjecarin, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë vë në pranga 36 vjeçarin.
Më datë 18.01.2022, rreth orës 16:00, në lagjen nr. 1, Durrës, si pasojë e një konflikti për motive të dobta, shtetasi F. V., 36 vjeç, ka plagosur me thikë, shtetasin A. K., 50 vjeç, banues në Durres, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekeve.
Ndërhyrja e menjëhershëm e Policisë bëri të mundur kapjen e menjëhershëm te shtetasit F. V.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.