Sherr me thika në burgun grek, 30-vjeçari shqiptar plagos bashkëkombësin e tij

Sherr me thika në burgun grek, 30-vjeçari shqiptar plagos bashkëkombësin e tij

512
SHPËRNDAJE

Dy shqiptarë janë konfliktuar në një burg në Greqi.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 39 vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije nga autoritetet vendase.

Si autor i plagosjes është identifikuar një bashkatdhetar 30-vjeçar. Autori ashtu edhe i plagosuri vuajnë dënime për krime të rënda.

Shkaqet e ngjarjes janë duke u hetuar ndërsa ndaj 30-vjeçarit është ngritur një tjetër dosje për plagosje dhe posedim të thikës në burg.

S'KA KOMENTE