Sherr me motive të dobëta, plagoset ish-kreu i PD

Sherr me motive të dobëta, plagoset ish-kreu i PD

356
SHPËRNDAJE

Informacion paraprak

Gjatë një konflikti mes shtetasve Diell Çela dhe Sokol Dehima, shtetasi Sokol Dehima dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin Diell Çela, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mesohet se Çela është konfliktuar me autorin e dyshuar, Sokol Dehima, një ditë më parë për çështjes zgjedhjesh, ndërkohë që situata agravoi sot deri në përdorimin e armës. Mësohet se bashkëshortja e Çelës, është drejtuese e Spitalit të Peqinit, ku punon si infermiere gruaja e autorit, që thuhet se është mbështetës i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. 

Çela deri në vitin 2016 ka drejtuar degën e PD-së në Peqin, ndërsa më vonë u përfshi me PS-në. Aktualisht autori i dyshuar, 52-vjeçari Dehima është shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. D.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE