Zbulohet lloji i molekulave që na rinojnë

Zbulohet lloji i molekulave që na rinojnë

42
SHPËRNDAJE

Një ekip studiuesish japonezë ka identifikuar molekulat kyç të pranishme në gjak në moshat e vjetra dhe i ka krahasuar me ato të pranishme në gjakun e të rinjve.

Në këtë mënyrë kanë ndërtuar një lloj karte identiteti molekulare të plakjes. Shkencëtarët e Institutit të Shkencës dhe Teknologjisë në Okinawa, të drejtuar nga Mitsuhiro Yanagida, kanë botuar në PNAS detaje të zbulimit të tyre. Analiza ka lejuar që të identifikohen komponimet molekulare që mungojnë në gjakun e të moshuarve dhe të cilat janë të pranishmë në sasi të bollshme në gjakun e më të rinjve.

Studimi përfshinte 15 të rinj me një moshë mesatare 29 vjeç dhe 15 të moshuar, me një moshë mesatare prej 81 vjeç. Në sajë të teknikave të caktuara, të tilla si kromatografia dhe spektrometria, ata kanë matur përqendrimin e një grupi substancash. Kështu ata zbuluan 14 molekula, nga të cilat 7 janë të pranishme në masë të konsiderueshme në gjakun e të rinjve dhe që mungojnë në të moshuarit.

Bëhet fjalë veçanërisht për antioksidantë dhe komponime thelbësore për shëndetin e muskujve. Nga ky studim del si rrjedhojë se ndjekja e një diete të pasur me antioksidantë mund të favorizojë një ngadalësim të procesit fiziologjik të plakjes.
Në Okinawa, ndër të tjera, mbahet edhe rekordi botëror për njëqindvjeçarët dhe mbinjëqindvjeçarët. Në qytetin japonez, disa sëmundje të rënda të tilla si kanceri dhe Alzheimeri kanë një incidencë shumë të ulët. Kjo shpjegohet me dietën tipike aziatike vendit, të pasur me perime dhe antioksidantë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.