Video/Si te provoni qe mollet jane veshur me dyll

Video/Si te provoni qe mollet jane veshur me dyll

67
SHPËRNDAJE

Molla është një nga frutat më të përdorura në botë, por a e dini se mollët i thithin shumë kollaj pesticidet dhe kimikatet me të cilat i spërkasin fermerët për ti mbrojtur nga insektet ose sëmundjet.
E keni vënë re se si ndriçojnë mollët, ose janë të rrëshqitshme, e pra kjo ndodh pasi prodhuesit e mollëve ose edhe tregtarët i lyejnë ato me dyll për të penguar kalbjen dhe për të larguar insektet.
Kjo shtresë dylli mban brenda pesticidet të cilat molla i akumuluar kur ka qënë në sezonin e rritjes dhe pjekjes prandaj duhet të keni kujdes.
Një mënyrë për të dalluar nëse mollët janë të lyera me dyll është uji i nxehtë që e nxjerr në pah dyllin pasi e shkrin atë.
Duhet të keni kujdes pasi mollët e lyera me dyll janë mollë që rrinë shumë nëpër magazina.
Një këshillë na vjen nga ekspertët e shëndetit, lajni frutat dhe perimet me sodë buke të përzier me ujë dhe fshijini mirë me leckë për të pasur fruta sa më të shëndetshme.
Gjithashtu një mënyrë tjetër është edhe heqja e lëkurës së frutave.
Në videon e mëposhtme do të shihni provën e mollëve me ujë të nxehtë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.