Vegjetarianët, më pak të shëndetshëm se ata që konsumojnë mish

Vegjetarianët, më pak të shëndetshëm se ata që konsumojnë mish

35
SHPËRNDAJE

 

Shkencëtarët nga Universiteti i Mjekësisë Graz në Austri publikuan studimin mbi dietat e vegjetarianëve.

Ata bëjnë të ditur se dieta e vegjetarianëve, e karakterizuar nga niveli i ulët i yndyrnave të ngopura e kolesterolit dhe e pasur me fruta, perime e drithëra, shton rrezikun për kancer, alergji si dhe probleme me shëndetin mendor si, depresioni apo ankthi.

Studimi përdori të dhënat nga sondazhet e Austrian Health Interview Survey për të ekzaminuar ndryshimet e rutinës dhe stilit të jetesës së vegjetarianëve e mishngrënësve.

Nga 1320 subjekte me moshë, seks dhe status socialekonomik të njëjtë, 330 rezultuan vegjetarianë, 330 që konsumonin mish, por dhe shumë fruta e perime, 300 konsumatorë normalë, por që hanin pak mish dhe 330 persona që kishin një dietë të pasur me mish.

Ata që konsumonin më pak mish gjithashtu ndiqnin praktika më pak të shëndetshme: shmangin takimet me mjekun, check-upin apo vaksinat.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.