Ushtrimet sportive dhe shëndeti

Ushtrimet sportive dhe shëndeti

61
SHPËRNDAJE

Të gjithë e dimë se të bësh ushtrime të mban trupin në formë dhe shëndetit tonë i bënë mirë. Mirëpo “koha” është ajo që na prish planet për ushtrime, apo edhe vrapime të lehta në mëngjes, na shtynë të gjitha axhendat duke na bërë të harrojmë se mungesa e ushtrimeve jo vetëm që ndikon në format e trupit, por na bënë dembel.

Nëse rrini në një vend për shumicën e ditës, rreziku ndaj sëmundjeve kardiovaskulare për ju është dyfish më i madh sesa për njerëzit e tjerë. Nëse rrini ulur për më shumë se gjashtë orë, rrisni rrezikun me 18% më shumë ndaj sëmundjes së diabetit, zemrës dhe shëndoshjes, në krahasim me njerëzit që qëndrojnë ulur për tri orë.

Pra, mos u çudisni kur shihni të moshuar që merren me ushtrime, apo fëmijë që ecin në këmbë kur shkojnë në shkollë. Është vërtetuar se këta të moshuar janë më pak të rrezikuar ndaj sëmundjeve dhe fëmijët më të përqendruar në mësim sesa ata që udhëtojnë më makinë apo autobus.
Pse?

Truri juaj është një ind dhe si çdo ind tjetër, abuzimi, mungesa e përdorimit, dhe sidomos mosha bëjnë punën e tyre. Diku në moshën rreth 20 vjeç , pjesa e trurit e përkushtuar ndaj të mësuarit dhe kujtesës, humb rreth një për qind në vit në vëllimin e përgjithshëm. Pra nuk është çudi fakti që sa më shumë rritemi, aq më shumë e humbim kapacitetin e të mësuarit.

Por ajo që është e çuditshme është se, ashtu si me muskujt tuaj, ushtrimet ndikojnë edhe në tru. Pra, nëse ushtroheni nuk ndihmoni vetëm trupin, por edhe trurin tuaj. Ushtrimet i shkathtësojnë neuronet. Shumica e ushtrimeve këshillohen të jenë aerobike, si vrapi ose noti. Një studim që tregon se njerëzit e moshuar që ecin të paktën 40 minuta çdo tri ditë në javë përmirësojnë funksionin e tyre kujtesës.

Nuk ka arsyetime, ushtrohuni sa nuk është vonë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.