Task Force per monitorimin e plazheve

Task Force per monitorimin e plazheve

33
SHPËRNDAJE

Me urdhër të MZHETTS, është ngritur task forca për monitorimin e plazheve, ku Agjencia Kombëtare e Turizmit, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit , Inspektoriati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut dhe përfaqësues të MZHETTS, do të jenë prezente deri më 4 korrik 2017 për monitorimin dhe ecurinë e stacioneve të plazhit në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë, që nga Velipoja deri në Ksamil.
Duke marrë parasysh nga eksperienca e sezonit të kaluar turistik veror 2016, kjo task forcë tashmë rendit në plan të parë nevojat e paplotësuara të subjekteve turistike dhe konstatimin e përmbushjes së tyre gjatë këtij sezoni turistik të sapoçelur.
Në ditët e para të monitorimit është vërejtur një përmirësim i dukshëm i kushteve të munguara, duke krijuar komoditet për pushuesit, të cilët gjithmonë e më shumë shtohen në numër. Subjektet private kanë marrë informacionin e duhur nga pushteti lokal për sensibilizimin e marrjes së masave për përmirësimin e mbarëvajtjes së këtij sezoni turistik.
Urdhri i Kryeministrit për ngritjen e task forcës mbi planin e masave në përgatitjen dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik veror si dhe tryeza e përbashkët e organizuar nga Ministrja e Zhvillimit Ekonomisë, Sipërmarrjes, Tregtisë dhe Turizmit, Mi9lva Ekonomi thirrur disa herë gjatë muajve të parë, para çeljes së sezonit turistik ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e përgjegjësisë së aktorëve pjesmarrës për moslënien në harresë të problemeve të sektorit turistik.
Kjo ishte faza e parë e monitorimit të plazheve e fokusuar në higjenën e plazheve, plotësimin e kushteve të subjekteve akomoduese. Faza e dytë do të fillojë gjatë ditëve të para të muajit gusht për të parë ecurinë dhe zbatimin e plotë të kritereve të përcaktuara nga vendimi përkatës i Këshillit Ministrave, njoftohet nga Agjencia Kombëtare e Turizmit

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.