Sportet që të dobësojnë shumë shpejt

Sportet që të dobësojnë shumë shpejt

64
SHPËRNDAJE

Sporti bën gjithmonë mirë dhe secili nga ne duhet të gjejë aktivitetin fizik për t’u mbajtur jo vetëm në formë , por edhe për t’u kujdesur për shëndetin.

Por kur objektivi është të dobësohesh, duhet konsideruar kush janë sportet që favorizojnë më shumë se të tjerët humbjen e kalorive, stimulojnë metabolizmin dhe për pasojë të ndihmojnë të humbasësh në peshë më shpejt, por me paktin që të ndjekësh edhe një dietë të shëndoshë dhe të ekulibruar.

Dobësimi është i mundur vetëm kur djegim kaloritë. Dobësimi është në fakt i mundur vetëm kur djegim më shumë kalori sesa prodhon vetë trupi.

Nëse nuk ke kohë për të humbur dhe objektivi juaj është të shikosh shigjetën e peshores të zbresë , duhet të dish që noti dhe artet marciale janë ato që djegin më shumë kalori.

Nëse je e aftë të notosh dhe njeh dy apo tre stile noti pishina ose deti janë vendi i duhur për t’u dobësuar.
Programi për të djegur dhjamin paarshikon 45 minuta aktivitet për 3 herë në javë, duke kombinuar stilin dhe ritmin.

Noti djeg 500 deri 600 kalori në orë. Më intensive janë sporti dhe fitnesi në ujë, si hydrobike ose acquagym.
Një tjetër sport për të humbur peshë është edhe biçikleta, e cila ju ndihmon të keni një trup të tonifikuar. Me biçikletën djeg deri në rreth 500 kalori në një orë, që mund të arrijnë në 800 duke rritur intensitetin e pedalimit dhe të vrapit.

Elegant dhe i rafinuar , tenisi është një sport më të cilin zbavitesh dhe digjen shumë kalori, rreth 600 në orë.
Sporti më ekonomik për tu praktikuar është dhe ai më i miri për t’u dobësuar.

Mjafton një palë këpucë, impenjim dhe ndoshta pak muzkkë . Për të djegur kaloritë koha e vrapit duhet të jetë mbi 20 minuta. Ideale do të ishtë të vrapoje të paktën 30-40 minuta për 3 herë në javë, duke kosideruar që në një orë digjen 800 kalori.

Nga kick boxe në kung fu duke shkuar tek më klasikja karateja, stërvitja me artetet marciale është ndër sportet që bën të djersish më shumë . Me artet marciale mund të djegësh deri në 1300 kalori në një orë stërvitje.

Nëse të pëlqen të bësh sport me shoqërinë duke përfshirë edhe shoqet ose koleget, Zumba është sigurisht perfekte për t’u stërvitur dhe të djegësh deri në 800 kalori në një orë

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.