Si të kemi flokë të butë dhe të pangatërruar

Si të kemi flokë të butë dhe të pangatërruar

93
SHPËRNDAJE

Flokët me nyje dhe të ngatërruar, sa të dhimbshëm! Në këtë rast do të ishte  edhe faji juaj, pasi nyjet janë një shenjë e keqtrajtimit të flokëve, të cilët janë të brishtë dhe të dëmtuar nga dielli, smogu apo lyerja me bojra te ndryshme . Prandaj pas shampos është i nevojshëm një produkt që eliminon elektricitetin statik, mbron flokët nga dehidrimi i shkaktuar nga larja apo përdorimi i shpeshte i tharëses dhe mbi të gjitha, të zgjidhë butësisht nyjet. Për këtë ju vijnë në ndihmë balsamet apo kremrat e ndryshëm.

Është e rëndësishme që balsami duhet të aplikohet vetëm në gjatësinë e flokëve dhe jo tek rrënjët, për të mos irrituar lëkurën apo yndyrosur më shpejt flokët që janë të prirur të jenë më të yndyrshëm.

Balsami

Shumë femra e kanë të domosdoshëm përdorimin e tij pas shampos, pasi flokët e tyre nuk mund të krihen nëse nuk është përdorur balsami. Flokët jo vetëm që kanë vështirësi të krihen por edhe duken të ashpër dhe pa jetë nëse nuk përdoret ky produkt. Sot në treg mund të gjesh thjesht balsam apo shampo dhe balsam bashke apo siç njihen ndryshe  2 në 1. Balsami është praktik për tu përdorur pasi nuk ka nevojë  të mbahet për një kohë të gjatë në flokë  për të dhënë efektin e tij zbutes, dhe kjo, në sajë të prezencës së lanolinës në përbërjen e tij.

Maska

Maska është një tjetër produkt që na vjen në ndihmë. Ajo ushqen dhe zbut flokët. Maska  aplikohet  para ose pas larjes  dhe kërkon të mbahet në flokë për  një periudhë  (15-30 minuta) për të kryer plotësisht  veprimin e tyre. Gjatë aplikimit të maskës ideale do te ishte që flokët të mbështillen me një peshqir të nxehtë në mënyrë që të ndihmohen përbërësit aktiv të produktit të depërtojnë më mirë.

 Cili është dallimi në mes balsamit  dhe maskës?

Balsami është krijuar kryesisht për të zbutur flokët dhe për të nxitur çlirim të nyjave. Por ai kurrë nuk do të ketë të njëjtën forcë  trajtimi si  një maskë, megjithatë, është në gjendje për të ristrukturuar flokët, ushqyer dhe për tu dhënë atyre  shkëlqim dhe  butësi. Por maska është një produkt i cili nuk këshillohët të përdoret më shumë se një ose dy herë në javë. Vetëm në rastet kur floku është ekstremisht i thate dhe i dëmtuar mund të pëerdoret më shpesh.

Këto përbërje, të cilat, pasi aplikohen në flokë dhe mbahen mbështjellë në letër alumini ose në një peshqir të ngrohtë për 30 minuta, duhet të shpëlahen me kujdes me ujë të ngrohtë, shtoni infuzionet e bimëve më të përshtatshme për llojin e flokëve: borziloku parandalon rënien e flokëve dhe i forcon ata, rozmarina ndihmon për të kontrolluar flokët me yndyrë ose zbokth, livando ka një aromë të këndshme dhe është e mirë për të gjitha llojet e flokëve.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.