Shqiptarët kanë pagesat më të larta në Europë për shërbimet e shëndetit

Shqiptarët kanë pagesat më të larta në Europë për shërbimet e shëndetit

31
SHPËRNDAJE

Shqiptarët kanë pagesat nga xhepi më të larta në Europë për shërbimet e shëndetit, por për 5142 familje këto shpenzime janë katastrofale.“Catastrophic Health Expenditures” është një indeks global si një tregues i shmangies së rënies së popullatës në varfëri për shkak të shpenzimeve shëndetësore.
Shpenzimet për shëndetësinë konsiderohen katastrofike nëse arrijnë në të paktën 40% të shpenzimeve të familjes, që mbeten pas zbritjes së shpenzimeve për ushqim.Sipas INSTAT-it, aktualisht në këtë gjendje janë 5142 familje. Shifrat bëhen të ditur në Strategjinë e Shëndetësisë 2017-2020 që është në proces konsultimi.Duke marrë në konsiderate këtë situatë qeveria ka vënë si prioritet rritjen e financimit buxhetor për shëndetësinë. Aktualisht shpenzimet publike për shëndetësinë kanë arritur në 2.8% të PBB-së. Ministria e Shëndetësisë sqaron se vitet e fundit janë arritur rezultate të dukshme në përmirësimin e raportit midis shpenzimeve publike dhe private në shërbimet shëndetësore.

Në vitin 2015 ky raport është 55% shpenzime publike dhe 45% private. Por një pjese konsiderueshme e këtyre shpenzimeve në fakt janë pagesa ndaj koncesionarëve privat, deri tani katër të tilla që marrin financime nga buxheti i shtetit për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.Në strategjinë për shëndetësinë qeveria është e angazhuar të rrisë financimin në shëndetësi, duke rritur financimet publike deri në masën 4% të PBB në 2025, si dhe uljen e pagesave nga xhepi deri në 30%.“Ulja e shpenzimeve nga xhepi është e lidhur ngushtë me përpjekjet e Qeverisë për të penguar rënien e familjeve në varfëri për shkak të kostos së papërballueshme të shpenzimeve për shëndetin. Ministria e Shëndetësisë po zbaton për herë të parë referimin ndaj Shpenzimeve Shëndetësore Katastrofike (Catastrophic Health Expenditures), si një tregues i shmangies së rënies së popullatës në varfëri për shkak të shpenzimeve shëndetësore” thuhet në të njëjtin dokument.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.