Shqiperia kthen mbrapsht 26 ton mish pule të ardhur nga Brazili

Shqiperia kthen mbrapsht 26 ton mish pule të ardhur nga Brazili

49
SHPËRNDAJE

Autoriteti Kombëtar Ushqimor ka kthyer mbrapsht 26 ton mish pule të ardhur nga Brazili. Mishi ishte ndaluar në pikën e Inspektimit Kufitar në Durrës maj të këtij viti, pasi rezultoi pas analizave të kryera në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV) me prezencë të salmonella spp.
Pas kryerjes së procedurave shkresore nga inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Pikat e Inspektimit Kufitar në Durrës , autoritetit doganor dhe me dakortësi të përfaqësuesit të firmës importuese në Shqipëri AMG, ngarkesa me mish pule do të niset drejt Brazilit .
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me përgjegjësi të plotë ka ndjekur hap pas hapi, të gjitha procedurat ligjore për të garantuar sigurinë ushqimore të konsumatorëve shqiptarë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.