Rikthehen gjobat per duhanin, 23 inspektime ne fundjave, gjoba 300 mije leke...

Rikthehen gjobat per duhanin, 23 inspektime ne fundjave, gjoba 300 mije leke per bizneset

30
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi rikthimin e aksioneve kundër konsumit të duhanit në ambiente të mbyllura.

 

Orët e vona të mbrëmjes së ditës së shtunë, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka kryer 23 inspektime nëpër lokale dhe klube nate. Nga këto inspektime mësohet se janë vendosur 5 masa administrative. Gjoba për subjektet që shkelin ligjin “Për Mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhani” arrin në 300 mijë lekë të reja.

 

Ministrja Manastirliu u shpreh se do të ketë zero tolerancë lidhur me këtë çështje. “Kush mendoi se lufta me duhanin mbaroi….GABOHET. Kush kapet, nuk falet”, ka shkruar ministrja në Facebook. Inspektorati paralajmëroi se aksionet do të vijojnë me inspektime si ditën, ashtu edhe natën. Ndërkohë, nga aksioni i fundjavës nuk është bërë me dije nëse janë gjobitur edhe konsumatorët.
Sipas ligjit, ndalohet pirja e duhanit në:

-mjediset e punës;

-institucionet shëndetësore, me përjashtim të institucioneve të shëndetit mendor (vetëm për pacientët);

-institucionet arsimore;

-mjetet e transportit publik;

-mjedise tregtare, bare, restorante, diskoteka dhe klubet e natës;

-mjedise të tjera publike.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.