Regjimi mesdhetar ushqen… trurin!

Regjimi mesdhetar ushqen… trurin!

41
SHPËRNDAJE

Zhdukeni gjalpin nga tavolina dhe kthehuni nga vaji i ullirit. Përveç se mbron zemrën, redukton rreziqet për kancer dhe na garanton një nivel më të mirë të shëndetit, regjimi mesdhetar ndikon gjithashtu në shëndetin e trurit tonë, sipas një studimi australian.

Për të vëzhguar efektet të asaj që e quajmë gjithashtu “regjim i Kretës” mbi funksionet konjitive të konsumatorit (vëmendja, gjuha, arsyetimi, vizioni…) studiuesit kanë analizuar 18 studime shkencore të zhvilluara nga viti 2000 deri në 2015 që përfshin persona nga mosha 19-75 vjeç. këto rezultate janë publikuar në revistën e spoecializuar Frontiers in Nutrition.

“Më e mrekullueshmja është se efektet pozitive janë vënë re tek konsumatorët e gjithë botës. Pra, edhe ata që nuk janë banorë të rajonit mesdhetar përfitojnë nga këto benefite të kësaj djete”, deklaroi autori kryesor i këtij studimi, Roy Hardman, nga Universiteti Swinburne në Melburn (Australi).

Shkencëtarët këshillojnë të integrohen sa më shumë proteinat bimore në kuzhinën e përditshme, zvogëlim të konsumit të mishit të kuq dhe produkteve të qumështit, të konsumohet peshk i yndyrshëm (si sardelet) si dhe të përdoret vaji i ullirit si burimi kryesor i yndyrës. Mos harroni konsumimin e perimeve dhe frutave të freskëta, drithërave etj.

Nëse kjo djetë përfaqëson shumë përfitime, ky regjim nuk përbën ndonjë mrekulli. Një e ushqyer e shëndetshme, një higjenë e mirë në jetë dhe ambienti ku jetojmë mbeten faktorë të domosdoshëm për të përmirësuar shëndetin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.