Reduktoni kaloritë dhë cilësia e jetës do të përmirësohet

Reduktoni kaloritë dhë cilësia e jetës do të përmirësohet

71
SHPËRNDAJE

Të reduktosh paksa kaloritë që merren me ushqimin mund të sjellë përfitime të mëdha shëndetësore dhe përmirësohet në mënyrë të sinjifikante cilësinë e jetës. Dhe rregulli vlen për të gjithë, jo vetëm për ata që janë obezë. Këto janë me pak fjalë rezultatet e një studimi të publikuar kohët e fundit në revistën  Jama internal medicine nga një grup i studiuesve të udhëhequr nga Corby Martin, i qendrës Pennington Biomedical Research Center në Baton Rouge, në Shtetet e Bashkuara.

“Njerëzit të cilët, sipas indeksit të masës trupore, kanë një peshë relativisht të shëndetshme mund të pësojnë ndryshime biologjike dhe fiziologjike pozitive me një reduktim të vogël të kalorive ditore”, shprehet autori i cili në studimin e tij ka përfshirë 220 persona me një indeks të masës trupore (body mass index) ndërmjet 22 dhe 28. “Të gjithë pjesëmarrësit kishin vlerat e indeksit të masës trupore të përfshirë në intervalin e peshës normale (nga 18,5 deri 24.9) ose në intervalin mbipeshë (25 deri 29.9) “shpjegon Martin, duke theksuar se bëhet fjalë për obezitet për ata persona me me një indeks më të madh se 30.
Dy të tretave të pjesëmarrësve iu kërkua që të reduktonin me 25 për qind kaloritë ditore, ndërsa pjesa e mbetur mund të vazhdonin të hanin pa kufizime dhe në fund të dy viteve të studimit, hulumtuesit mblodhën informacion mbi efektet e reduktimit të kalorive.

“Me uljen e kalorive kemi vërejtur një ulje të peshës trupore, mesatarisht, me 10 për qind të peshës fillestare , si dhe ndryshime të tjera pozitive fizike të tilla si një reduktim në nivelet e sheqerit në gjak”, thotë studiuesi i cili më pas shton: “Ka pasur edhe ndryshime të rëndësishme pozitive nga pikëpamja e humorit, nivelet e stresit dhe në jetën shoqërore dhe seksuale”.
Dhe gjatë inspektimit më të thellë rezultatet janë edhe më të rëndësishme kur mendohet se në realitet pjesëmarrësit i kishin reduktuar kaloritë e tyre të përditshme me “vetëm” 12 për qind dhe jo 25 për qind siç kërkohej nga studimi. “Ne të gjithë mund të fitojmë në shëndetin dhe cilësinë e jetës me këtë strategji të thjeshtë, gjëja e rëndësishme është që të përqëndrohemi në programet e personalizuara të reduktimit të kalorive, bazuar në karakteristikat dhe preferencat e secilit,” përfundon Martin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.