Qeveria do rinise nje fushat me kontrolle dhe gjoba…

Qeveria do rinise nje fushat me kontrolle dhe gjoba…

36
SHPËRNDAJE

Qeveria do të rinisë fushatën për zbatimin e ligjit antiduhan, ndërsa kontrollet dhe gjobat pritet të aplikohen ndaj subjekteve dhe shkelësve të ligjit.

Ministrja e Shëndetësisë ka mbledhur në një takim të gjithë drejtuesit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor me qëllim intensifikimin e punës për të ndaluar duhan pirjen në ambientet publike të mbyllura (bar, restorant,etj.)

Slogani i përsëritur është ai: zero tolerancë ndaj shkelësve të ligjit! Por duket se përmes fushatës që do të rinisë do të varet edhe pozicioni i drejtuesve të ISHSH-së.

Burimet bëjnë të ditur se referuar këtij aksioni dhe rezultateve të tij, drejtuesit e Inspektoriateve do të vlerësohen për performancën në punë, edhe pse është ngritur shqetësimi se gjobat e aplikuara anullohen më pas.

Sikundër raportohet, gjobat që do të aplikohen do të jenë në nivelet e tyre më të larta, pa i paralajmëruar subjektet apo individët që do të gjenden në shkelje të ligjit.

Ligji antiduhan është miratuar rreth 8 vjet më parë dhe pavarësisht fushatave të herëpashershme të ndërmarra nga Inspektoriatet në Tiranë dhe rrethe, zbatimi i tij ka dështuar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.