Pilula me domate lufton sterilitetin dhe ndihmon zemrën

Pilula me domate lufton sterilitetin dhe ndihmon zemrën

70
SHPËRNDAJE

Një pilulë e bërë nga domatja mund të nxisë prodhimin e spermës me cilësi të lartë në meshkuj. Kjo mbështetet nga një studim i Universitetit të Sheffieldit i cili është duke testuar efektivitetin e likopenit, një antioksidant natyral i cili i jep domates ngjyrën e kuqe, për trajtimin e sterilitetit mashkullor.

Pas eksperimentimit të likopenit në laborator, shkencëtarët britanikë tani janë duke ndërmarrë një gjykim klinik me një kampion prej 60 studentësh dhe punonjësish britanikë me një moshë nga 17 deri 30 vjeç. Studimi do të zgjasë për 3 muaj, gjatë së cilës gjysma e grupit të pjesëmarrësve do të marrin pilula likopeni 2 herë në ditë dhe gjysma tjetër vetëm placebo.

“Studimi do të tregojë nëse likopeni përmirëson cilësinë e spermës tashmë në zhvillim, duke zvogëluar dëmtimin e ADN-së, dhe prodhon një rritje në numrin e përgjithshëm të spermatozoidëve të maturuar”, ka shpjeguar Allan Pacey, koordinator i studimit.

Pilula me bazë domate, gjithashtu është e mirë edhe për zemrën. Një tjetër studim nga Universiteti i Kembrixhit publikuar në PLoS One tregon efektet pozitive të marrjes së likopenit.

Pilula do të ketë efektin e përmirësimit të funksionimit të enëve të gjakut dhe u testua në një grup prej 36 njerëzish me probleme të zemrës dhe 36 të tjerë të shëndetshëm.

Pilula e domates duket se përmirëson qarkullimin e gjakut të pjesëmarrësve me sëmundje të zemrës, por pa pasur asnjë efekt mbi tensionin e gjakut, nivelet e yndyrës në gjak dhe ngurtësinë arteriale.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.