Përfitimet shëndetësore të qitros

Përfitimet shëndetësore të qitros

32
SHPËRNDAJE

E dini që qitrot (portokalli, limoni, mandarinat, grejpfruti) janë një burim i mirë i vitaminës C, që përmirëson sistemin imunitar  prandaj shumë njerëz përdorin këtë fruta gjatë sezonit të ftohjes dhe gripit.

Por, qitrot ofrojnë edhe një sërë përfitimesh të tjera shëndetësore. Këto fruta të shumëngjyrshme dhe lëngjet e tyre janë të pasura me lëndë të shumta ushqyese, pa përmendur pastaj aromën e tyre fantastike. Ja pse duhet të shtoni më shumë qitro në dietën tuaj:

Janë një burim i mirë i fibrave: Gratë duhet të konsumojnë rreth 25 gramë fibra në ditë, dhe qitrot mund t’i ndihmojnë të merrni sasinë e rekomanduar. Një portokall përmban 2.3 gramë fibra, ndërsa një mandarinë ka 1.6 gramë fibra. Për më tepër, rreth 2/3 e fibrave tek qitrot janë të tretshme, të cilat ulin nivelet e kolesterolit dhe ndihmojnë për të rregulluar nivelet e glukozës.

Pjesa e mbetur e fibrave tek qitrot është e patretshme, gjë që ndihmon sistemin tretës. Ushqimet e pasura me fibër, si qitrot, na japin ndjesinë e ngopjes për një kohë të gjatë.

Janë të mirë për zemrën: Qitrot përmbajnë flavonoide, përbërës bimorë që mbajnë zemrën të shëndetshme. Gjatë një studimi të kryer tek disa pacientë të cilët i ishin nënshtruar një ndërhyrjeje në zemër, hulumtuesit shkencorë zbuluan se grejpfruti i kuq, i pasur me antioksidues, ndihmoi në uljen e niveleve të kolesterolit të ‘keq’ LDL dhe triglicerideve. Vitamina C gjithashtu ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Por, nëse merrni statinë për uljen e kolesterolit, nuk duhet të konsumoni grejpfrut, pasi mund të ndërhyjë tek ilaçet.

Kanë indeks të ulët të glicemisë: Qitrot kanë indeks relativisht të ulët të glicemisë, që do të thotë se nuk do të rrisin nivelet e sheqerit ashtu si shumë ushqime të tjera. Ju shpëtojnë nga gripi ose ftohja

E dini tashmë që qitrot ofrojnë një dozë të mirë të vitaminës C (51 mg në një portokall, 38 mg në një grejpfrut dhe 30 mg në një limon). Vitamina C mund të mos parandalojë ftohjet, megjithatë studime të ndryshme kanë treguar se ajo shkurton zgjatjen e simptomave të ftohjes me rreth një ditë, gjë që bën një diferencë të madhe kur nuk ndiheni mirë.

Janë të pasur me kalium: Kur dëgjoni për kaliumin, me siguri mendoni për bananet. Por edhe qitrot gjithashtu janë një burim i mirë i këtij minerali, i cili është i rëndësishëm për rregullimin e lëngjeve, balancimin e mineraleve dhe forcimin e muskujve. Kaliumi mban gjithashtu nën kontroll sasinë e kripës duke ndihmuar trupin të nxjerrë jashtë sodiumin.

Ky nuk është një justifikim për të ngrënë më shumë kripë, por një tjetër arsye për të konsumuar më shumë qitro. Duke ngrënë ushqime të pasura me shumë kalium, ju mund të ulni rrezikun e zhvillimit të goditjes në tru me 21%, si dhe të sëmundjeve të zemrës.

Janë hidratues: Ashtu si kastravecët, shalqiri dhe domatet, edhe qitrot kanë një përmbajtje të lartë në ujë (portokalli ka 87% përmbajtje ujë, ndërsa grejpfruti është 88% ujë).  Duke ngrënë ushqime shumë të pasura me ujë, si qitrot, ju ndihmon të qëndroni të hidratuar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.