Paracetamoli ose Acetaminofeni

Paracetamoli ose Acetaminofeni

758
SHPËRNDAJE

Indikacionet terapeutike

Si antipiretik: trajtimin simptomatik të sëmundjeve febrile të tilla si gripi, sëmundjet ekzantematoze, sëmundjet akute të rrugëve të frymëmarrjes, etj.

Si analgjezik: dhimbje koke, nevralgji, dhimbje muskulare, dhe manifestime të tjera të dhimbshme të intensitetit mesatar, dhimbje të origjinave të ndryshme.

Përbërja 

-Paracetamol 500 mg/tableta

Secila tabletë përmban:

Përbërës aktiv: paracetamol 500 mg.

-Paracetamol 500 mg granula

Secila qese përmban:

Përbërës aktiv: paracetamol 500 mg

përbërësit joaktive: aspartam, maltitol, 12.3 mmol natrium për qese

-Paracetamol 125 mg granula

-Paracetamol shurup 120 mg / 5 ml

5 ml shurup përmbajnë

Përbërës aktiv: paracetamol 120 mg

Përbërësit: saharoze, metilparahidroksibenzoat.

-Paracetamol suposta 62.5 mg, 125 mg, 250 mg, 500 mg, 1000 mg

Çdo supostë përmban

Përbërës aktiv: paracetamol 62.5 mg, 125 mg, 250 mg, 500 mg, 1000 mg

 Kundërindikimet 

• Mbindjeshmëri ndaj paracetamolit ose ndonjë nga përbërësve.

• Pacientët me anemi të rëndë hemolitike.

• Insuficiencat e rënda hepatocelulare.

Dozimi

Për fëmijët është thelbësore që të respektohet doza e përcaktuar në funksion të peshës së tyre trupore, dhe duhet zgjedhur formulimi i duhur. Mosha e përafërt në funksion të peshës trupore tregohen në fletën e informacionit brenda paketimit.Tek të rriturit, doza maksimale orale është 3000 mg dhe nga rektumi është 4000 mg acetaminofen në ditë. Mjeku duhet të jetë ai që vlerëson nevojën për trajtim për më shumë se 3 ditë rresht. Dozimi i paracetamolit në lidhje me peshën trupore dhe rruga e administrimit është si më poshtë:

Tableta 500 mg

• Fëmijët që peshojnë nga 21 deri 25 kg (përafërsisht nga 6 deri 10 vjeç): ½ tabletë, që do të përsëritet nëse është e nevojshme pas 4 orësh, nuk duhet të kalohen 6 doza në ditë (3 tableta).

• Fëmijët që peshojnë nga 26 deri 40 kg (përafërsisht nga 8 deri 13 vjeç): 1 tabletë, që do të përsëritet nëse është e nevojshme pas 6 orësh, nuk duhet të kalojnë 4 doza në ditë.

• Fëmijët që peshojnë nga 41 deri 50 kg (afërsisht nga 12 deri 15 vjeç): 1 tabletë, që do të përsëritet nëse është e nevojshme pas 4 orësh, nuk duhet të kalojnë 6 doza në ditë.

• Fëmijët që peshojnë më shumë se 50 kg (përafërsisht mbi 15 vjeç): 1 tabletë, që do të përsëritet nëse është e nevojshme pas 4 orësh, nuk duhet të kalojnë 6 doza në ditë.

• Të rriturit: 1 tabletë, që do të përsëritet nëse është e nevojshme pas 4 orësh, nuk duhet të kalojnë 6 doza në ditë. Në rastin e dhimbjeve të forta apo temperaturës së lartë, 2 tableta nga 500 mg që do të përsëriten nëse e nevojshme pas të paktën 4 orësh.

Shurup 120 mg / 5 ml

Paketës i është bashkangjitur në gotë e vogël dozimi me shenjat e caktuara që korrespondojnë me kapacitetin e 5 ml, 7,5 ml, 10 ml, 15 ml dhe 20 ml.

• Fëmijët që peshojnë nga 7 deri 10 kg (afërsisht nga 6 deri 18 muaj): 5 ml (që korrespondon me 120 mg acetaminophen), që do të përsëritet nëse është e nevojshme pas 6 orësh, nuk duhet të kalojë 4 doza në ditë.

• Fëmijët që peshojnë nga 11 deri 12 kg (afërsisht nga 18 deri 24 muaj): 5 ml (që korrespondon me 120 mg acetaminophen), që do të përsëritet nëse është e nevojshme pas 4 orësh, nuk duhet të kalojë 6 doza në ditë.

• Fëmijët që peshojnë nga 13 deri 20 kg (afërsisht nga 2 deri 7 vjeç): 7,5-10 ml (që korrespondon përkatësisht me 180 dhe 240 mg paracetamol), që do të përsëritet nëse është e nevojshme pas 6 orësh, pa tejkaluar 4 doza në ditë.

• Fëmijët që peshojnë nga 21 deri 25 kg (përafërsisht nga 6 deri 10 vjeç): 10 ml (që korrespondon me 240 mg acetaminophen), që do të përsëritet nëse është e nevojshme pas 4 orësh, nuk duhet të kalojë 6 doza në ditë.

• Fëmijët që peshojnë midis 26 dhe 40 kg (përafërsisht nga 8 deri 13 vjeç): 15-20 ml (që korrespondon përkatësisht me 360 dhe 480 mg acetaminophen), që do të përsëritet nëse është e nevojshme pas 6 orësh, nuk duhet të kalojë 4 doza në ditë.

• Fëmijët që peshojnë nga 41 deri 50 kg (afërsisht nga 12 deri 15 vjeç): 20 ml (që korrespondon me 480 mg acetaminophen), që do të përsëritet nëse është e nevojshme pas 4 orësh, nuk duhet të kalojë 6 doza në ditë.

• Fëmijët që peshojnë më shumë se 50 kg (përafërsisht mbi 15 vjeç): 20 ml (që korrespondon me 480 mg acetaminophen), që do të përsëritet nëse është e nevojshme pas 4 orësh, nuk duhet të kalojnë 6 doza në ditë.

• Të rriturit: 20 ml (që korrespondon me 480 mg), që do të përsëritet nëse është e nevojshme pas 4 orësh, nuk duhet të kalojë 6 doza në ditë.

Suposta për bebet 62.5 mg

• Fëmijët që peshojnë nga 3.2 deri 5 kg (afërsisht nga i sapolindur deri 3 muaj): 1 supostë, që do të përsëritet nëse është e nevojshme pas 6 orësh, nuk duhet të kalojë 4 doza në ditë.

Suposta për fëmijërinë e hershme 125 mg

• Fëmijët që peshojnë nga 6 deri 7 kg (përafërsisht nga 3 deri 6 muaj): 1 supostë, që do të përsëritet nëse është e nevojshme pas 6 orësh, nuk duhet të kalojë 4 doza në ditë.

• Fëmijët që peshojnë nga 7 deri 10 kg (përafërsisht nga 6 deri 18 muaj): 1 supostë, që do të përsëritet nëse është e nevojshme pas 4-6 orësh, nuk duhet të kalojë 5 doza në ditë.

• Fëmijët që peshojnë nga 11 deri 12 kg (afërsisht nga 18 deri 24 muaj): 1 supostë, që do të përsëritet nëse është e nevojshme pas 4 orësh, nuk duhet të kalojë 6 doza në ditë.

Suposta për fëmijët 250 mg

• Fëmijët që peshojnë nga 11 deri 12 kg (afërsisht nga 18 deri 24 muaj): 1 supostë, që do të përsëritet nëse është e nevojshme pas 8 orësh, të mos kalojë 3 doza në ditë.

• Fëmijët që peshojnë nga 13 deri 20 kg (përafërsisht nga 2 deri 7 vjeç): 1 supostë, që do të përsëritet nëse është e nevojshme pas 6 orësh, nuk duhet të kalojë 4 doza në ditë.

Suposta për fëmijët 500 mg

• Fëmijët që peshojnë nga 21 deri 25 kg (përafërsisht nga 6 deri 10 vjeç): 1 supostë, që do të përsëritet nëse është e nevojshme pas 8 orësh, të mos kalojë 3 doza në ditë.

• Fëmijët që peshojnë nga 26 deri 40 kg (afërsisht nga 8 deri 13 vjeç): 1 supostë, që do të përsëritet nëse është e nevojshme pas 6 orësh, nuk duhet të kalojnë 4 doza në ditë.

Suposta për të rriturit 1000 mg

• Fëmijët që peshojnë nga 41 deri 50 kg (afërsisht nga 12 deri 15 vjeç): 1 supostë, që do të përsëritet nëse është e nevojshme pas 8 orësh, të mos kalojë 3 doza në ditë.

• Fëmijët që peshojnë më shumë se 50 kg (përafërsisht mbi 15 vjeç): 1 supostë, që do të përsëritet nëse është e nevojshme pas 6 orësh, nuk duhet të kalojë 4 doza në ditë.

• Të rriturit: 1 supostë, që do të përsëritet nëse është e nevojshme pas 6 orësh, nuk duhet të kalojë 4 doza në ditë.

Insuficienca e veshkave

Në rast të insuficiencës së rëndë renale (klirensi i kreatininës më pak se 10 ml/min), intervali mes 2 dozave duhet të jetë të paktën 8 orë.

Kujdesi dhe masat paraprake

Në rastet e rralla të reaksioneve alergjike, trajtimi duhet të ndërpritet dhe duhet të zëvendësohet me një trajtim tjetër të përshtatshëm.

Përdoreni me kujdes në pacientët me mangësi të glukozë-6-fosfat dehidrogjenazës.

Përdoreni me kujdes në rastet e alkoolizmit kronik, konsumit të tepruar të alkoolit (3 ose më shumë pije alkoolike në ditë), anoreksisë, bulimisë apo kaheksisë, kequshqyerjes kronike (rezervat të ulëta të glutationit hepatik), dehidratim, hipovolemisë.

Doza të larta ose mjekimi i zgjatur me këtë produkt mund të shkaktojë sëmundje të mëlçisë (hepatopati) dhe alterime të veshkave dhe të gjakut nganjëherë edhe shumë të rënda, kështu që mjekimi në subjektet me insuficience renale ose hepatike të gradës së lehtë / të moderuar dhe në pacientët me sindromin Gilbert duhet të bëhet në qoftë është me të vërtetë e nevojshme dhe nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë mjekësore.

Në rast të përdorimit të zgjatur është e rekomanduar që të monitorohet funksioni i mëlçisë dhe veshkave dhe formula e gjakut.

Gjatë trajtimit me paracetamol para se të merret ndonjë ilaç tjetër duhet të kontrollohet që nuk përmban të njëjtin përbërës aktiv, sepse nëse paracetamoli merret në doza të larta mund të shkaktojë reaksione të rënda serioze.

Kontaktoni mjekun para se të pini ndonjë ilaç tjetër.

Ndërveprimet

Absorbimi oral i paracetamolit varet nga shpejtesia e zbrazjes gastrike. Prandaj, administrimi i njëkohshëm i barnave që e ngadalësojnë (p.sh.. antikolinergjike, opioidë) ose e rrisin (p.sh.. prokinetik), shpejtësia e zbrazjes së stomakut mund të përcaktojë, respektivisht, një rënie ose një rritje në biodisponibilitetin e produktit.

Administrimi i njëkohshëm i kolestiraminës zvogëlon thithjen e paracetamolit. Marrja e njëkohshme e paracetamolit dhe kloramfenikolit mund të shkaktoj një rritje në gjysëm jetën e chloramphenicolit, duke rritur rrezikun e toksicitetit.

Përdorimi i njëkohshëm i paracetamolit (4 g në ditë për të paktën 4 ditë) me antikoagulantët oralë mund të shkaktojë ndryshime të vogla në vlerat INR-së. Në këto raste duhet të kryhet një monitorim më i shpeshtë i vlerave të INR-së gjatë përdorimit të të dy medikamenteve së bashku dhe pas ndërprerjes.

Përdoreni me kujdes të madh dhe nën kontroll të rreptë gjatë trajtimit kronik me barna që mund të rezultojnë në induksionin e monooxygenazës hepatike ose në rastin e ekspozimit ndaj substancave që mund të ketë një efekt të tillë (p.sh., rifampin, cimetidinës, droga antiepileptike si glutetimide, phenobarbital, carbamazepine) . E njëjta gjë vlen edhe në rastet e alkoolizmit dhe në pacientët e trajtuar me zidovudine.

Administrimi i paracetamolit mund të ndërhyjë në vlerat e uresë (duke përdorur metodën e acidit fosfotungstik) dhe atë të glukozës në gjak (me metodën e glukozës oxidase-peroxidase).

 Efektet anësore

Në vijim janë efektet e mundshme anësore të acetaminophenit të organizuara sipas sistemeve. Nuk ka të dhëna të mjaftueshme në dispozicion për të përcaktuar frekuencën e efekteve të veçanta të listuara.

Çrregullime të sistemit limfatik: Thrombocitopenia, leukopenia, anemi, agranulocitosis

Çrregullime të sistemit imun: Reaksionet e mbindjeshmërisë (urtikaria, edemë laringeale, angioedemë, shoku anafilaktik)

Çrregullime të sistemit nervor: Marramendje

Çrregullime gastrointestinale: Reaksione gastrointestinale

Çrregullime hepatobiliare: Funksion hepatik anormal, hepatit

Çrregullime të lëkurës dhe indit të nënlëkurës: Eritema multiforme, sindromi Stevens-Johnson, nekroliza epidermike, erupsione të lëkurës

Çrregullime renale dhe urinare: Insuficienca renale akute, nefrit intersticial, hematuria, anuria

Shtatzënia dhe laktacioni

Pavarësisht se studimet klinike në gratë shtatzëna ose që ushqejnë me gji nuk kanë dëshmuar për kundërindikime  specifike për përdorimin e paracetamolit ose efekte anësore të shkaktuara që ndikojnë tek nëna ose fëmija, është e rekomandueshme që të administrohet produkti vetëm në rast nevoje reale dhe nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të një mjeku.

Ruajtja e produktit

Blisterat, shurupet dhe shurupet pa sheqer nuk kanë nevojë për masa të veçanta për ruajtje.

Supostat duhet të ruhen në një temperaturë që nuk kalon 25 ° C.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.